HomeSport

Qëllimet e Jose Mourinho qëndrojnë jashtë Portugalisë

Mourinho nuk është I interesuar të kthehet për të menaxhuar në Portugali, por ende ai nuk po jep shumë informacione se ku do të përfundojë.
Mourinho u shkarkua nga Manchester United pak para Krishtlindjeve dhe presidenti Luis Filipe Vieira kur u pyet nëse ai mund ta rikthejë Mourinhon përsëri në klubin e Benfica u shpreh: “paratë nuk do të ishin problem”.
55 Vjeçari ka qënë në krye të Benficës për nëntë ndeshje në vitin 2000 dhe gjithashtu ai menaxhoi Uniao Leiria dhe Porto përpara se të nisej për tek Chelsea në vitin 2004.
Por, duke folur për Correio de Manha, Mourinho tha se Benfica nuk do të ishte destinacioni i tij i ardhshëm por nuk tha se cili do të jetë stacioni I tij I ardhshëm.
Ai u shpreh: “Unë kurrë nuk kam dashur të futem në lojen e lajmeve, por nuk kam ndërmend të kthehem në Portugali.”
“Është një nder i madh kur kthehesh në një klub ku ke qenë, por nuk dua të flas për këtë temë.”
“Jam I lumtur që nuk jam më ne qëndër të vëmendjes gjithë kohës”


TË NGJASHME