HomeSociale

Qëllohen me armë në Bulqizë inspektorët e Mjedisit nga Tirana

Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, të ndodhur për inspektim në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.

Një prej inspektorëve që ishin pjesë e inspektimit. Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët, kanë qëlluar pak më parë, persona ende të paidentifikuar.

Gjithashtu se bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.


TË NGJASHME