HomeLajmi i Fundit

Qëllohen me armë zyrat e njësisë administrative në Lezhë

Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës ndaj godinës ku ndodhen zyrat e njësisë administrative në Blinishtit të Lezhës.

Nga ngjarja nuk raportohen njerëz të lënduar, vetëm disa dëme materiale.

Pasi është njoftuar policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për identifikimin e personit përgjegjës, si dhe për arsyet se përse e dërguan drejt këtij veprimi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës, e efektivët e policisë kanë shoqëruar deri tani 10 persona si të dyshuar.