HomeLajmi i Fundit

Qëllohet me snajper një deputet amerikan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Mediat amerikane raportojnë këtë të enjte se një deputet është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur, ndërsa disa kolegë të tij kanë shpëtuar për mrekulli.

Sipas “nbc”, ngjarja ndodhi në stacionin Lancaster të Los Angelosit.

Deputeti ndodhej në një parking dhe mësohet se mbi të u qëllua me snajper.

Por pati fatin të shpëtonte sepse ishte i veshur me një jelek antiplumb.

Mediat raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Të shtënat ndodhën rreth orës 02:53 pas mesdites  në stacionin e sherifit në 501 W. Lancaster Blvd., sipas Morgan Arteaga nga Zyra e Informacionit të Sherifit.

Deputeti u plagos në shpatullën e djathtë, tha Arteaga.