HomeLajmi i Fundit

Qëlloi me armë në një karburanti në Vlorë, ja çfarë i ndodh autorit

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”./Opinion.al