HomeLajmi i Fundit

Qëlloi me automatik 20-vjeçarin, në kërkim i riu

Një 25-vjeçar nga Bilishti është shpallur në kërkim nga policia e Devollit për vrasje e mbetur në tentativë.

Shtetasi me iniciale R.F pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak. 

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.