HomePolitikë

Qëlloi presidentin Macron me shuplakë, ja kush është i riu ekstremist

Ditën e djeshme kryelajm në mediat botërore u bë një shuplakë që mori presidenti francez, Emmanuel Macron.

Macron u qëllua me shuplakë nga një djalë teksa po parakalonte pranë qytetarëve pas një vizite në qytetin Drome.

Video e goditjes së tij u bë virale, ndërsasot mediat franceze kanë publikuar identitetin e të riut që qëlloi presidentin Macron.

Ai është 28 vjeç dhe quhet Damien Tarel, i cili merret me arte marciale historike europiane.

28-vjeçari ndodhet në paraburgim që dje me akuzën “dhunë përballë autoriteteti publik”, bashkë me një bashkëpunëtor të tij.

Nga kontrolli në shtëpinë e bashkëounëtorit të Damien, u gjetën armë dhe kopje të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitler.

Ndërkohë në momentin e goditjes së presidentit, 28-vjeçari, thirri “Poshtë Makronizmi!”

Por, 28-vjeçari nuk është i panjohur për autoritetet franceze, pasi ai shpesh është shoqëruar gjatë protestave dhe njihet për prirjet e tij ekstremiste dhe shumë aktiv në rrjetet sociale duke postuar mesazhe poilitike me qëndrime ekstrem të djathta.

Nëse Damien Tarel dënohet ai do të përballet me 3 vite burg dhe 45.000 euro gjobë.


TË NGJASHME