Kronikë Lajme

Qëlluan me armë në drejtim të lavazhos në Berat, vendimi për autorët

Qëlluan me armë në drejtim të lavazhos në Berat, vendimi për autorëtMësohet se shkak i ngjarjes në fjalë ishte një borxh i papaguar. Tre autorët e këtij atentati me armë, at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25 vjeç dhe Petrit Qypi, 66 vjeç, dolën pasditen e sotme përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tyre. Ata mbërritën në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca gjyqësore filloi në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

NGJARJA
Tre ditë më parë, Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, kanë shkuar në një lavazho në lagjen “30 Vjetori”, prapa Stadiumit “Tomorri” dhe nga dritarja e makinës Vladimir Spahiu ka zbrazur një karikator të tërë pistolete në drejtim të lavazhos. Në lavazhdo ndodheshin tre punonjësit, Ergit Kocaqi, Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është plagosur. Pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të lavazhos, ata janë larguar nga vendngjarja në drejtim të qytetit të Poliçanit, me një automjet tip Benz, që drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu.

Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të policisë, ata kanë hedhur nga makina armën “pistoletë” në mes të rrugën nacionale Berat-Poliçan, në lagjen Uznovë, por arratia e tyre zgjati vetëm 20 minuta pasi u arrestuan nga forca të shumta policie në dalje të qytetit. Shënjestra e atentatit ishte shtetasi Hektor Arrëza, i cili sapo ishte larguar nga lavazhoja në momentin e atentatit. Arrëza kishte një vit që kishte marrë me qira lavazhon nga 52-vjeçari Vladimir Spahiu por prej disa muajsh nuk i kishte paguar lekët e qirasë pronarit Spahiu.

Related posts

Elbasan, katër persona preken nga tuberkulozi

Xhensila Gotanews

Turistët britanikë “zbulojnë” Elbasanin

Klaudia gotanews

Balla takon Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë

Mila
Na Kontaktoni!