HomePolitikë

Qëndrimi i Presidencës për raportin e “Venecias”, publikohen pyetjet e Metës

ilir-meta

Presidenca do të bëjë ditën e nesërme publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Gjithashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se nesër do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit Ilir Meta për Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.

Në raportin e vet, Komisioni i Venecias sqaronte se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por jo aq rëndë sa për t’u shkarkuar.


TË NGJASHME