HomePolitikë

Qëndrimi zyrtar i Holandës për negociatat

Qeveria holandeze ka dalë me një qëndrim zyrtarë sa i përket hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një letër dërguar Parlamentit, theksohet se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme.

“Shqipëria ka një rrugë konkrete për të bërë në reformën e sundimit të ligjit përpara negociatave të pranimit. Vendi duhet të konsolidojë reformën gjyqësore dhe të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e dërguar Parlamentit.


TË NGJASHME