HomeSociale

Qëndroni beqare derisa ta gjeni dikë që i bën këto gjëra

Gjetja e dashurisë së vërtetë dhe përjetimi i emocioneve të vërteta është diçka shumë e rrallë ditëve të sotme.

Është diçka që ia vlen të pritet. Dashuria është emocion që duhet të përjetohet krejtësisht.

Por, njëkohësisht është e rëndësishme ta dini vlerën që keni dhe asnjëherë të mos merrni më pak se ç’meritoni. Qëndroni edhe beqare nëse është nevoja, por pritni për gjërat e vërteta.

Zgjidhni një person i cili vërtet kujdeset për ju dhe përkushtohet t’ju ndryshojë e t’ju bëjë më të lumtur.

Zgjidhni dikë që nuk mund të qëndrojë larg jush

Gjejeni një mashkull i cili asnjëherë nuk dëshiron t’ju lë. Dikë i cili e shijon çdo moment kur është me ty dhe i cili dëshiron t’ju shoh çdo ditë.

Një person që vërtetë ju dashuron dhe nuk ngopet duke qëndruar me ju çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë të ditës.

Qëndroni beqare derisa ta gjeni dikë që ju merr në telefon për të dëgjuar a jeni në rregull 

Mos u lidhni asnjëherë me dikë që nuk ka kohë t’ju sheh apo të kujdeset për ju. Mos e gjeni një mashkull pa konsideratë që luan lojëra fëmijësh dhe nuk i shprehë emocionet e vërteta.

Qëndroni beqare nëse është nevoja, por pritni për personin e duhur që ju tregon se dashuria nuk ka limite.

Zgjidhni dikë që nuk frikësohet t’jua shprehë emocionet dhe ndjenjat 

Dashuria është diçka që duhet të përjetohet në tërësi. Është emocion i cili duhet ta konsumojë shpirtin tonë dhe të na ndihmojë të përjetojmë sensacionin sublim të lirisë.

Nëse një person nuk lodhet për ta zhveshur shpirtin e vet para jush dhe t’i zbulojë sekretet më të errëta që i ka, atëherë nuk është dashuri.

Lidhuni me dikë që ju bënë të ndjeni gjëra që asnjëherë nuk i keni ndjerë më parë 

Pritni për këtë moment, për shkak se kur ai vjen, ju do ta kuptoni.

Lidhuni me dikë që ndihet krenar që ju ka 

Lidhuni me një mashkull i cili nuk frikësohet t’ju përgëzojë për të gjitha të mirat që i keni dhe arritjet tuaja.

Lidhuni me një mashkull i cili e feston çdo hap që e ndërmerrni dhe që nuk i fsheh sukseset tuaja.

Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar me njerëz të gabuar!/telegrafi


TË NGJASHME