HomeRajon

“Qëndroni në shtëpi”, policia në Itali këshillon qytetarët me megafon

Në Itali, numri i të prekurve dhe viktimave nga coronavirus-i, sa vjen e rritet. Ditën e sotme, numri i të prekurve ka shkuar në 7985 dhe kanë humbur jetën plot 463 persona. Vetëm sot janë shënuar 97 viktima.

Sipas “TGCOM”, në Chiavri, Xhenova, disa automjete të policisë bashkiake kanë këshilluar njerëzit me megafon për të mos dalë nga shtëpitë.

“Vëmendje, qytetarët janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur infektimin”, ishte thirrja.


TË NGJASHME