HomeShowbiz

“Qeni që leh nuk kafshon”/ Ja çfarë mendojnë gjuetarët për Irmën

Të mbledhur edhe njëherë rreth zjarrit në Dhërmi, Silvi Fort vendosi të bëjë edhe njëherë përballjen mes Gjuetarëve të Thesarit.

Të tetë pjesëmarrësit duhet të jepnin mendimin e sinqertë për secilin prej tyre dhe për Irmën ky ishte mendimi nga gjuetarët e tjerë. Duket se edhe për Irmën nuk mungojë opinionet negative përveç atyre pozitive.

Frojsi për Irmën: “Me Irmën ishim në grup në Gjipe dhe ti ke një gjë të mirë, ke forcë vullneti edhe karakter të fortë që vështirë me ta thy”.

Uendi për Irmën: “Irma një bishë e vërtetë në javën e Thethit, pra të pjesës së veriut, Irmën e kam shumë xhan, por që Irma zgjohu të lutem”.

Xhoi për Irmën: “Irmën e shoh më të qetë tani që jemi në jug, por duhet thjesht të ngrihet nga ai krevati i rehatisë dhe të bëjë pak rrëmujë”.

Levina për Irmën: “Sigurisht që vazhdoj të ndaj të njëjtin mendim që kam pasur edhe më përpara, po më duket një lojtare shumë e fortë”.

Andueli për Irmën: “Nuk më pëlqen fare për arsyen e vetme sepse iu rrit pak si shumë mendja”.

Jona për Irmën: “Irma më është dukur shumë gocë energjike gjithmonë ka dashur të futet në bisedime por ndonjëherë edhe e tepron pak, mendon se ka ajo gjithmonë të drejtë dhe nuk i jep hapësirën për të folur personave të tjerë të grupit”.

Ana për Irmën: “Javën e parë kam thënë që ‘qeni që leh nuk kafshon’, vazhdoj të them akoma që qeni që leh nuk kafshon, s’ka çfarë të bëjë më tepër. E ka humbur komplet vëmendjen sepse vëmendjen këtu e merrte vetëm nga Toni”.


TË NGJASHME