HomePolitikë

Qeveria e re e Kosovës shfuqizon vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve

Në mbledhjen që u zhvillua ditën e sotme Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë kryeministri Kurti.

Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Rritje të pagave kishte edhe për ministrat dhe pozitat tjera qeveritare.

Qeveria Kurti, gjithashtu mori vendim që të shfuqizojë të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional, pozita këto që ekzistonin gjatë mandatit të ekzekutivit të kaluar.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME