HomePolitikë

Qeveria e re me 21 ministra. Betohet te Presidenti kabineti i Giuseppe Conte

Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi të enjten një mandat të ri për të provuar të krijojë një qeveri të re të mbështetur nga Lëvizja populiste 5 Yje dhe demokratët e qendrës së majtë, me qëllim bllokimin e një gllabërimi të pushtetit nga udhëheqësu i krahut të djathtë, Matteo Salvini.

Sot, qeveria e re betohet tek Presidenti Sergio Mattarella. Kryeministri Conte u shpreh para Presidentit: “Bazohemi në një program që shikon drejt të ardhmes, do ti kushtojmë energjinë tonë më të mirë dhe pasionin tonë për ta bërë Italinë një vend më të mirë në interes të të gjithë qytetarëve”.

Qeveria e re e Giuseppe Conte perbehet nga 21 ministra (nga të cilët 7 janë gra): 10 janë nga Levizja 5 Yjet, 9 nga Partia Demokratike dhe 1 nga partia Te lire dhe te Barabarte.

Ajo që mediave u ra në sy është që gjatë momentit të firmës, Conte nxori stilolapsin që mbante me vete në xhepin e xhaketës dhe nuk përdori atë që ishte në tavolinë.

4715386_1009_conte_giuramento

Ministri i parë që u betua dhe firmosi ishte ai i Marrëdhënieve me Parlamentin, Federico D’inca. Ne perberjen e kabinetit te ri bie ne sy edhe ndryshimi i gjeografise nga vijne ministrat, 11 prej te cileve, nga Jugu. Mosha measatare e ministrave eshte 47 vjec. Me i riu eshte Luigi Di Maio, ministri i Jashtem, 33 vjec. Minisrtja me moshen me te madhe eshte Luciana Lamorgese, 66 vjece.

LISTA

Ministër i Brendshëm – Luciana Lamorgese

Ministër i Drejtësisë – Alfonso Bonafede

Ministër i Mbrojtjes – Lorenzo Guerini

Ministër i Ekonomisë – Roberto Gualtieri

Ministër i Jashtëm – Luigi Di Maio

Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Stefano Patuanelli

Ministër i Bujqësisë – Teresa Bellanova

Ministër i Ambientit – Sergio Costa

Ministër i Çështjeve Rajonale – Francesco Boccia

Ministër i Transportit – Paola De Micheli

Ministër për Jugun – Giuseppe Provenzano

Ministër i Inovacionit Teknologjik – Paola Pisano

Ministër i Administratës Publike – Fabiana Dadone

Ministër i Shanseve të Barabarta – Elena Bonetti

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Federico D’Incà

Ministër për Çështjet Europiane – Enzo Amendola

Ministër i Punës – Nunzia Catalfo

Ministër i Arsimit – Lorenzo Fioramonti

Ministër i Kulturës – Dario Franceschini

Ministër i Shëndetësisë – Roberto Speranza

Ministër i Sporteve – Vincenzo Spadafora

043354386-d23930cb-ba69-425a-b128-62fab80d8899


TË NGJASHME