HomeLajmi i Fundit

Qeveria harron Shkodrën? Ankohen banorët: Notojmë në ujë, nuk kanë investuar asnjë qindarkë për 8 vjet!

Helidon Bushati, drejtuesi politik i PD në Shkodër, dhe kryetarja e Bashkisë në detyrë, Voltana Ademi, kanë zhvilluar disa takime me banorët e disa zonave që vuajnë vazhdimisht nga përmbytjet.

Gjatë bisedës lidhur me problematikat e shumta, banorët u shprehën se për 8 vite me radhë, ndihem totalisht të braktisur nga qeveria, dhe se për nuk është investuar asnjë qindarkë, edhe pse janë duke vuajtur pasojat e përmbytjeve.

“Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”- u shpreh një prej banorëve.

Sakaq Helidon Bushati, iu ka rikujtuar banorëve zotimin e bërë nga Lulzim Basha, i cili ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të investojë në rregullimin e kanalizimeve dhe sistemeve kulluese, në mënyrë që të evitohen përmbytjet.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”. – tha Helidon Bushati.

Gjithashtu kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka pranuar se problematikat janë reale dhe se ka bërë sa ka mundur e vetme, duke pastruar 78% të kanaleve të dyta e të treta, dhe shtoi se do të bënte edhe më shumë nëse o të kishte më shumë buxhet nga qeveria.

“Vetëm me investimet e Bashkisë,  kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”- tha Ademi.