HomeLajmi i Fundit

Qeveria indekson pensionet, ja 18 kategoritë që marrin shtesën

Qeveria nuk i ka ndryshuar planet për indeksimin e pensioneve. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, nga data 1 prill të gjithë pensionistet do të marrin një shtesë prej 2,3 për qind në muaj.

Kjo është vlera e llogaritur e rritjes së çmimeve brenda 1 viti. Nga vendimi qeverise përfitojnë 19 kategori pensionistesh. (bashkëngjitur linku). Një vit më parë qeveria i rriti me 2,8 për qind pensionet e të gjitha kategorive. Në total kosto e indeksimit për vitin 2020 shkon në 2,1 miliardë lekë, ose rreth 21 milionë USD. Pra më pak se një vit më parë.

Por sa është rritja për pensionistët. Pensioni bazë minimal, nga 13 753 lekë në muaj, bëhet 14 069 lekë në muaj. Ndërsa pensioni maksimal në qytet nga 27 506 lekë në muaj, bëhet 28 139 lekë në muaj. Me rritje është edhe pensioni social, nga 7 465  lekë në muaj, bëhet 7 674 lekë në muaj.

Çdo person mund të llogarisë vetë shtesën e pensionit me këto të dhëna. Kështu një pension prej 18 mijë lekësh, pas 1 prillit do të jetë 414 lekë më I lartë, ose 18414 lekë në muaj. Nga shtesë e pensionit përfitojnë edhe pensionet e parakohshme apo pensionet e posaçme.

Kush përfiton (kategoritë)

Këshilli i Ministrave, vendosi:

  1. Indeksimin, në masën 2.3 për qind, të:
  2. a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  3. b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar;
  4. c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;

ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

  1. d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar;
  2. dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, dhe të nenit 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966;
  3. e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;

ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;

  1. f) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension”;
  2. g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;
  3. gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
  4. h) trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
  5. i) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;
  6. j) pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
  7. k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar;
  8. l) pensioneve shtetërore te posaçme, të caktuara në përputhje me nenin nr.5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar;
  9. ll) përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;
  10. m) trajtimeve të veçanta financiare për pensionistët dhe personat që kanë humbur pjesëtarë të familjes nga tërmeti i datës 26.11.2019, sipas nenit 5/1/a, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar.