HomePolitikë

Qeveria nuk tërhiqet, mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit

Ndonëse presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për anulimin e zgjedhjeve nga ana tjetër, qeveria duket se po vijon përgatitjet. Mësohet se kanë mbërritur në Shqipëri 3 606 815 fletë votimi për zgjedhjet e 30 qershorit. Fletët e votimit u prodhuan në Slloveni me një kosto prej 600 milionë lekë.

Ato janë transportuar me kamionë dhe në mesnate kanë kaluar doganën e Shkodrës. Nën masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ në Lundër.


TË NGJASHME