HomeShëndeti

Qindra avoinë me urgjencë drejt Turqisë/ Ja sa para po shpenzojnë shqiptarët për kurim nga COVID-19

COVID-19 ka shënuar mijëra të infektuar në vendin tonë si edhe shumë humbje jetësh. Shumë prej të infektuarve kanë zgjehdur që të kurohen jashtë vendit, kryesisht zyrtarë apo njerëzit të cilë kanë një bazë ekonomike mbi mesataren, madje edhe disa të tjerë që kanë qënë në gjendje të rënduar. Kanë qënë 565 të infektuar të cilët kanë zgjedhur Turqinë dhe Italisë si vendin e e besuar për kurim, duke mos i besuar stafit mjekësor dhe shëndetësisë shqiptare, pavarësisht trumpetimit të idesë se mjekësia jonë ofron të njëjtat kushte si mjekësia e vdenve të tjera.

Janë regjistruar kështu plot 565 chartera ambulance, që nga fillimi i pandemisë, të cilat kanë fluturuar nga aeroporti i Rinasit drejt Turqisë më së shumti dhe më pak drejt Italisë. Shuma që iu ka kushtuar shqipëtarëve për kurim është përllogaritur me përafërsi dhe ka rezultuar një kosto prej 6.7 milionë eurosh për udhëtime dhe 12 milionë euro për kurimin në spitale private.

Një burrë tregon arsyen se përse ai zgjodhi që të kurohej jashtë vendit. Fillimisht ai do të rezultonte pozitiv në gusht të këtij viti. Ai mori kurimin e parë në Shqipëri. “Temperatura nuk po binte, gjendja u përkeqësua,” i tha ai për një burim mediatik Turk, duke kërkuar që të mbetej anonim.

54-vjeçari drejtonte një biznes funeral në Tiranë, dhe kishte pasur shumë kontakte me njerëz të ndryshëm. Pas ditës së 11-të, që ishte i sëmurë rëndë, zgjodhi t’i drejtohej Spitalit Infektiv, por qëndroi aty më pak se 48 orë. Ai thotë se një prej mjekëve që kujdesej për të i kishte thënë se aty “nuk mund të shpëtonte”.

Ai shprehej se gjendje e tij ishte e keqe dhe se medikamentet nuk i kishin bërë efekt aspak. Edhe pse ai nuk ishte në një gjendje të mirë financiare, të paktë jo aq sa për të përballuar kurimin jashtë vendit, të afërmit e tij kishin kontribuar dhe e kishin dërguar drejt Turqisë për kurim.

Qindra shqiptarë të tjerë kanë bërë të njëjtën zgjedhje të vështirë që prej fillimit të pandemisë për t’u kuruar nga COVID-19.

Autoriteti i Aviacionit Civil, AAC, ka raportuar se që nga fillimi i pandemisë deri më datë 18 nëntor kishte pasur 565 “fluturime për qëllime mjekësore” nga Rinasi, shumica dërrmuese e të cilave në muajt tetor dhe nëntor.

Ka pasur një rritje të fluturimeve për në Turqi nga muaji në muaj, ku fillimisht nisën me 5 fluturime, dhe në tetor u kap shifra prej 152 fluturimesh.

Muaji nëntor shënoi një rekord të ri me 206 fluturime për qëllime mjekësore deri me datë 18.

“Në total shpenzova 45 mijë euro, vetëm charteri 15 mijë euro dhe 30 mijë euro qëndrimi në spital për 20 ditë,” tregoi 54vjeçari Bilal A. Ai shtoi se në shpenzime nuk përfshihej kthimi pas. Ai udhëtoi me avion normal pasagjerësh me të vëllanë dhe shpenzimet e tjera të vogla, po ashtu i hoqën vetë.

“Ça të them? Jemi në borxh, jemi me minus,” tha ai përmes një bisede telefonike.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se infektimet kanë qënë shumta dhe se secili duhet të jetë koshient që shifrat e raportuara nuk janë reale për shkak se shumë njerëz zgjedhin ta fshehin dhe të mos bëjnë tamponin.

Nga ana tjetër në një intervistë televizive kryeministri i vendit Edi Rama, thotë se kushtet e spitaleve tona, janë mjaft konkuruese dhe nuk kanë asgjë më pas se spitalet jashtë vendit.

Nga ana tjetër punonjës të stafit mjekësor pohojnë se në fakt ka probleme madhore ku përveç mungesës së shtretërve, problem mbetej mungesa e stafit.

“Kemi anëtarë të stafit të infektuar dhe tani ngarkesa është e jashtëzakonshme. Ka që po mendojnë të heqin dorë,” tha një infermiere për BIRN.

Mjeku Erion Dasho i tha BIRN përmes telefonit: “Një i afërm i imi udhëtoi në Turqi dhe pagoi 1200 euro ditën e qëndrimit. Nga ana mjekësore asgjë nuk ndryshonte që t’ia vlente pagesa. I vetmi ndryshim është që ke një infermier që kujdeset për një pacient dhe shërbimi i hotelerisë,”, duke treguar kështu se mungesa e stafit mjekësor është problemi më i madh, pasi përgatitja personale e secilit mjek është shumë në rregull.

Ai gjithashtu shtoi se kjo situatë mund të ishte shmangur në rast se kryeministri do të kishte dëgjuar këshillat e ekspertëve.

Doktoreshë Arjana Sina, drejtuese mjekësore e International Turkish Hospital e quajti gjendjen “ të jashtëzakonshme”, pasi kompanitë që kryejnë transportin jashtë vendit flasin për një fluks në rritje të kërkesave nga Shqipëria.

“Ngarkesa është e frikshme, bëjmë 60 skanera në ditë dhe nga këto 80 për qind janë pozitivë dhe shumë janë të rënduar,” i tha Sina BIRN.
Madje ajo shtoi se ka raste kur të infektuarit nuk pranohet në spital. “Në rastet e intubuara, shanset janë njësoj si atje si këtu. Duhet thënë kjo, pasi unë nuk dua që njerëzit të futen në borxhe apo të shesin shtëpinë dhe vihen në siklet, se bëhet fjalë për jetën e njeriut,” tha ajo.

 Margarit Dado,  drejtues ekzekutiv i Albanian Intercare Services tregoi disa nga rregullat që duheshin zbatuar lidhur me fluturimin:  “Ka katër kërkesa që të kryhet transporti. Duhet një pasaportë e vlefshme për 6 muaj në Turqi, një raport i gjendjes jetike të pacientit, përfshi saturimin e gjakut, tensionin apo problemet e tjera, pagesa si dhe një letër pritëse nga spitali, sepse nuk të pranon avioni nëse nuk e ke.. Rrezikon të mbetet pacienti në barkun e avionit,” tha Dado.

Pra bazuar në informacionet e dhëna sipas Aviacionit Civil, mbi 87 për qind e fluturimeve për qëllime mjekësore kishin si destinacion Turqinë. 496 nga 565 fluturimet ishin për në Turqi, pjesa më e madhe e të cilave në Stamboll. Vetëm 20 prej këtyre fluturimeve kishin si destinacion Ankaranë.
Ndërkohë, drejt Italisë ishin bërë 37 fluturime kryesisht në Romë dhe pjesa tjetër në numra më të vegjël ndahej mes Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Në gjithë këtë situatë paandemie ka lulëzuar një treg tjetër jo i ligjshëm, për kompanitë turistike, të cilë duke përfituar nga situata, marrin përsipër që të transportojnë të sëmurët me COVID drejt Turqisë, duke rrezikuar kështu jetën e tyre.

“Ka kompani që organizojnë udhëtime turistike dhe tani po marrin prenotime për chartera mjekësorë. Ka kompani funerale që po marrin prenotime, që është thelbësisht kontradiktore,” tha Dado.

“Po i shohin si xhetona,” tha ai, ndërsa shtoi se ndërmjetësit merrnin 10 deri në 20 për qind të tarifave nga spitalet. Dado vuri gjithashtu në dukje se kjo përfshirje e kompanive të paspecializuara vinte në rrezik serioz pacientët, për shkak se transportimi i të sëmurëve kishte kritere. “Kemi bërë regres në këtë pikë,” shtoi ai.

Mjekja Sina vuri në dukje se në treg kishte dhjetra operatorë të tjerë, që në mjaft raste nuk kishin lidhje me mjekësinë dhe ajo thotë se ata bëjnë kryesisht rolin e ndërmjetësit.

Po ashtu të dy mjekët ngritën shqetësimin e mungesës së sigurimeve shëndetësore për shqiptarët. “Një pacient që ka sigurime shëndetësore nga një vend i Europës nuk paguan asnjë qindarkë nga xhepi,” tha Dado.

Kjo gjë bën që shqipëtarët ta kenë të pamundur tq përballojnë kostot pa u futur në borxhe.

“Shqiptarët paguajnë siguracione shëndetësore në shtet, por nuk marrin shërbimin,” përfundoi mjekja Arjana Sina.


TË NGJASHME