HomeLajme

Qindra oficerë policie ruajnë shtëpinë e oficerit që u përfshi në vdekjen e George Floyd

Ndërsa nervat dhe emocionet vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë vendin për vdekjen e George Floyd lidhur me policinë në Minneapolis, kanë dalë pamjet video të qindra oficerëve të policisë duke qëndruar në roje jashtë shtëpisë së Derek Chauvin.

Në pamjet tronditëse të videos të regjistruara nga qytetarët vendas, qindra ushtarë të Gardës Kombëtare mund të shihen duke u rreshtuar para shtëpisë së Chauvin në Oakdale, Minesota. 44-vjeçari, veterani 19-vjeçar i policisë që e mbërtheu në tokë 46-vjeçarin Floyd me gju më 25 maj, ka qenë i përfshirë më parë në dy të shtëna të lidhura me policinë. Një që ishte fatale.

Të katër oficerët e pranishëm janë larguar nga puna, megjithatë, protestuesit, politikanët dhe qytetarët e shqetësuar po kërkojnë arrestime dhe akuza ndaj zyrtarëve.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME