HomeRajon

Qindra refugjatë i drejtohen Ballkanit

Situata e refugjatëve  vazhdon të bëhet më kritike. Këtë radhë, ata kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut si pikën lidhëse me vendet e Evropës që ofrojnë azil.

Autoritetet greke kanë njoftuar se mbi 500 refugjatë nga vende të ndryshme të botës kanë ngritur tenda dhe çadra afër një kampi në Selanik, për t’iu drejtuar më pas Maqedonisë Veriore.

Sipas refugjatëve, ata u janë përgjigjur një thirrjeje anonime në rrjetet sociale për të shkuar në kufirin grek, afër territorit të Maqedonisë së Veriut.


TË NGJASHME