HomePolitikë

Qindra të arrestuar në protestën për gazetarin rus

Qindra njerëz janë arrestuar në Moskë nga forcat e sigurisë. Protestuesit po kërkojnë që të dënohen policët që e arrestuan gazetarin hulumtues, Ivan Golunov. Në mesin e personave të arrestuar janë disa gazetarë dhe lideri i opozitës, Alexei Navalny.

Ivan Golunov, një gazetar investigativ u akuzua për trafikim droge të dielën në një çështje kontraversale, por nga teste të ndryshme në kampionët biologjike të Golunov nuk gjetën asnjë gjurmë të drogërave ilegale Gazetari Golunuv pretendon nga ana tjetër që ai kurrë nuk ka përdorur drogë.

Gazetari Golunov u lira të martën pasi autoritetet ruse të drejtësisë i hodhën poshtë akuzat ndaj tij. Vendimi i organeve të drejtësisë erdhi pas reagimeve të shumta në Rusi dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri i brendshëm rus, Vladimir Kolokotsev, tha se zyrtarët që kanë marrë pjesë në arrestimin e gazetarit do të pushohen nga puna gjatë kohës së zhvillimit të hetimeve.

Përkrahje për gazetarin e akuzuar për shitje droge më parë kanë shfaqur edhe tri gazetat kryesore ruse, të cilat e kanë publikuar një shkrim të përbashkët, ku kërkohej lirimi i tij.

Autoritetet ruse njoftuan se më shumë se 200 persona janë arrestuar në protestën që u mbajt në Moskë, ndonëse një grup vëzhgues tha se numri i të arrestuarve ka shkuar në 400, shkruan “BBC”, 


TË NGJASHME