HomeBotë

Qindra turistë po presin të ikin sa më parë nga ishulli ku tërmeti ra 7 ballë

91 të vdekur, është bilanci deri tani pas tërmetit të fuqishëm që goditi ishullin turistik indonezian të Lombokut. Qindra njerëz të tjerë janë lënduar  nga tërmeti i fundit i djeshëm, I fuqishëm 7 ballë të shkallës Rihter. Si pasojë e lëkundjeve të forta, janë shkatërruar mijëra ndërtesa dhe në shumë zona nuk ka energji elektrike.

Video të publikuara në media tregojnë njerëzit duke dalë me vrap nga shtëpia dhe duke thirrur për ndihmë. Sipas Hindu News, ka pasur më shumë se 130  lëkundje pas tërmetit të fuqishëm, ndërkohë që pas disa orësh u lëshua një paralajmërim për Cunami.  Lëkundjet e fundit vijnë një javë pas tërmetit që mori jetën e 16 personave.

Lombok është rreth 4.500 kilometra katror, pak më I madh se ishulli tjetër turistik, Bali. Banorët e Mataramit tregojnë momentin e lëkundjeve të fuqishme:

‘Të gjithë dolëm nga shtëpitë, ishim në panik. Toka vazhdonte të lëkundej!’ Tërmeti u ndje për disa sekonda edhe në Bali. Një tjetër banor, anonim tha për BBC: në fillim ndjemë lëkundje të vogla, më pas filluan të bëheshin lëkundje të fuqishme. Njerëzit filluan të bërtisnin: Tërmet dhe më pas duke vrapuar/tiranapost.al


TË NGJASHME