HomeSociale

QSUT, mjekët kërkojnë plotësimin e 5 kushteve ose…

Mjekët specializantë të kirurgjisë së përgjithshme do të bojkotojnë shërbimet 24 orëshe në QSUT nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Shërbimet 24 orëshe në QSUT do të bojkotohen nga mjekët specializantë të kirurgjisë së përgjithshme nëse 5 kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Një grup mjekësh  i janë drejtuar me një kërkesë ministrisë së Arsimit të Shëndetësisë, por edhe QSUT duke parashtruar disa pika kryesore, të cilat sipas specializantëve renditen tek shqetësimet më kryesore të tyre.

Në faqen e shoqatës së specializantëve dhe mjekëve të rinj shqiptarë në facebook, ata kanë ngritur problematika, të cilat nisin që nga shërbimet 24 orëshe të tyre të cilat nuk paguhen e deri te mungesa e emrit në listën e mensës së QSUT. Më tej specializantët shprehen se janë të detyruar të paguajnë faturat e parkingut brenda ambienteve të QSUT dhe se punojnë në kushte ekstremisht të vështira në një agresion shpesh herë fizik e verbal.

Ndër të tjera, rendisin se specializantët e kirurgjisë nuk kanë më as dhomën e tyre në urgjencën e QSUT. Mjekët specializantë kërkojnë plotësimin e këtyre 5 kushteve për t’iu rikthyer punës. Sipas tyre, nëse këto kushte nuk plotësohen mjekët specializantë të kirurgjisë së përgjithshme do të bojkotojnë shërbimet 24 orëshe në QSUT.


TË NGJASHME