HomeUdhëtime

Quhet “Ashensori i 100 dragonjve”, është më i larti në botë dhe jo kushdo mund të hipë

Quhet “Ashensori i 100 dragonjve” (Bajilong në kinezisht) dhe është ai që të çon në majën me të njëjtin emër, që ndodhet në parkun pyjor Zhangjijaie, i shpallur së fundmi si “trashëgimi e njerëzimit” nga UNESCO.

Ashensori është prej xhami. Lartësia që përshkon kabina e tij është 326 metra, dhe është montuar në faqe të malit me një strukturë çeliku.

Është ashensori më i lartë panoramik në botë dhe të mundëson të arrish majën në vetëm 2 minuta.

Jo gjithkush mund të hipë, sidomos ata që vuajnë nga akrofobia (frika nga lartësitë).


TË NGJASHME