HomeSociale

Mbështetësit e opozitës protestë kundër Ramës, tensionohet situata në Sarandë, FNSH gati për ndërhyrje

Është tensionuar situata në Sarandë, ku dhjetëra qytetarë e mbështetës të opozitës u ngritën në protestë, kundër kryeministrit Rama.

Ndonëse filloi si një protestë e qetë, pas disa momentesh situata u tensionua, ku FNSH u bë gati për ndërhyrje.

Protestuesit janë mbledhur tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit, ku kryeministri Rama mbajti fjalën e tij.

Mes protestuesve ishin edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli dhe ish-deputetja  Nada Mecorrapaj.


TË NGJASHME