HomeLajmi i Fundit

Qytetarët e arrestuar në protestë, Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë për qytetarët e arrestuar gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri më datë 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin.

Ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bojken Abazin, Kastriot Qemën, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Taficilën dhe Sokol Ndojën.