HomeUdhëtime

Qytetet më atraktive për t’u vizituar në 2019-ën

Këto janë disa prej qyteteve më të bukura dhe më të lira europiane për t’u vizituar. Në këtë listë përfshihen shtete si Republika Çeke, Bullgari, Turqi, Skoci, Kroaci, Poloni, Rumani.

  1. Pragë, Republika Çeke – ky qytet mbahet për arkitekturën e bukur dhe për birrën.
Image result for charles bridge


Image result for praha
Mund të dilni për një shëtitje në urën e Charles-it, kur të shkoni në Pragë. Kjo është një nga urat më të vjetra në Europë, plus që Republika Çeke mbahet si kryeqyteti ndërkombëtar i birrës. Mos harroni të pini një birrë kur të shkoni atje.

2. Stamboll, Turqi – ky vend mbahet më tepër për jetën e natës.

Image result for hagia sophia
Pozicioni gjeografik i Turqisë, e bën edhe më të veçantë pasi ndodhet edhe ne Europë edhe në Azi. Në Stamboll mund të eksploroni xhamitë Hagia Sofia dhe Xhaminë Blu .

3. Sofie, Bullgari – ky vend mbahet për parqet e shumta.

Image result for sofia park bulgaria
Sofia mbahet si një nga qytet më të lira Europiane dhe ia vlen të kaloni fundjavën. Këtu mund të eksploroni galeri dhe museume. Mund të përmendim Museun Kombëtar të Historisë dhe Museun Socialist të Artit. Qyteti i Sofias ka shumë parqe, kinema dhe gjatë verës mbahen shumë koncerte ku perfomohet muzikë live.

4. Edinburgu, Skoci – mbahet për koncertet e shumta dhe kulturën e veçantë.

Image result for dugald stewart monument
Këtu mund të vizitoni kështjellën e Edinburgu-t, katedralen e St Gilles dhe Galerin Kombëtare të Artit Modern. Gjithashtu në qytet mund të gjeni shumë parqe dhe kopshte.

5. Zagrep, Kroaci – mbahet për ushqimet e shumëllojshme.

Image result for zagreb foodie
Kryqyteti Kroat, Zagrepi mbahet për guzhinën, kulturën e veçantë. Këtu mund të eksploroni sheshin e Mbretit Tomislav, Katedralen e Zagrepit. Gjithashtu në qytet ka shumë bare, restorante, në të cilën gjenden gatimet tradicionale si frutat e detit dhe mish në skarë.

6. Krakovi, Poloni – për museumet

Image result for krakow
Krakovi është një nga destinacionet e lira në të cilën mund të kaloni fundjavën. Mund të vizitoni qytetin e vjetër të Krakovit, kishat, shtepitë histrorike dhe rrugët e shumta të shtruara me kalldrëm.

7. Bukureshti, Rumani – për udhëtimet familjare

Image result for central university library

Nëse dëshironi të udhëtoni me familjen ose me fëmijët, Bukureshti është vendi ideal. Këtu mund të vizitoni Museun Kombëtar të Historisë dhe shumë parqe dhe kopshte. Gjithashtu në qytet ka shumë kafene dhe restorante, nëse dëshironi mund të shkoni të vizitoni edhe Transilvanian.


TË NGJASHME