HomeSociale

Qytetet më të sigurta në botë

Qytetet e mëdha si Tokio, Londra dhe Nju Jorku nuk janë qytete të vogla ku njerëzit mund t’i lënë dyert e hapura apo kompjuterët vetëm kur janë në kafene.

The Economist’ ka publikuar Indeksin vjetor të Qyteteve të Sigurta duke i renditur për nga siguria 60 qytetet më të mëdha të botës.

Këtë listë e kanë dominuar qytetet aziatike dhe evropiane, ku në top 10 gjenden katër qytete të Azisë Lindore dhe tri qytete evropiane.

Kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të sigurta në botë:

10: Cyrihu, Zvicër

9: Hong Kongu, Kinë

8: Stokholmi, Suedia

7: Sydney, Australi

6: Amsterdami, Holandë

5: Melbourne, Australi

4: Toronto, Ontario, Kanadë

3: Osaka, Japoni

2: Singapori

1: Tokio, Japoni.


TË NGJASHME