HomeLifestyle

Qyteti ku mund të merrni një ‘të dashur instagrami’ për disa foto super cool!

Nëse këtë verë keni vendosur të udhëtoni vetëm dhe me vete e keni planifikuar të merrni dhe një “selfie stick” pasi nuk keni dikë që t’ju bëjë foto, thjeshtë harrojeni! Nëse keni vendosur të udhëtoni në Romë këtë periudhë njihuni me opsionin më të ri që kryeqyteti i Italisë ofron. Tashmë mund të punësoni zyrtarisht të dashurin tuaj ose të dashurën tuaj të instagramit.

Ky shërbim i ri që Roma ofron, do t’ju pajisë me një fotograf që të “ngjitet” pas jush si me ngjitës gjatë turit nëpër qytet.

Detyra kryesore e këtij të dashuri të përkohshëm është që t’ju bëjë foto sipas dëshirës dhe pasi të jeni larguar të gjitha shkrepjet do t’ju dërgohen me e-mail. Turi kushton 835 dollarë, ndërsa fotografi juaj personal 400 dollarë, kështu paketa në total ju shkon mbi 1200 euro, por do t`ia vlejë nëse Instagrami për ju është shumë i rëndësishëm.


TË NGJASHME