HomeBotë

Qyteti më i miri në botë për studentët , kryeson Londra

Londra, vendi ku ndodhen shumë shqiptarë është shpallur qyteti më i mirë në botë për studentët e rinj.  Renditja e publikuar vjen nga analistët e arsimit të lartë të cilët i bënë vlerësimet në faktorë si numri më i madh i universiteteve, tregu i vendeve të punës, diversiteti i kulturës dhe cilësia e jetës. Por në fakt Londra u rendit poshtë për një nga faktorët; përballueshmëria.

Për studentët në Londër ka një përqendrim më të lartë të institucioneve të klasit botëror sesa në çdo qytet tjetër, duke përfshirë Kolegjin Imperial, University College London, Shkollën e Ekonomisë në Londër dhe King College. Studentët gjithashtu kanë qasje në jetën kulturore të muzeve, teatrove, kinemave dhe restoranteve.

Londra shihet gjithashtu si vend i mirë për t’u lidhur me punëdhënësit dhe për të gjetur  punë. Londra arriti një vlerësim të lartë, me nivele të larta tolerance dhe diversiteti, pra studentët nga jashtë shtetit nuk ndihen të izoluar ose të përjashtuar. Por kur bëhet fjalë për koston e jetesës dhe përballueshmërinë, Londra renditet keq, duke u parë si vend i shtrenjtë dhe gati i papërballueshëm për buxhetin e studentëve.  Ndërsa vendi më i dëshiruar për studentët shpallet Toronto i Kanadasë, dhe pas saj Amsterdami dhe Tokio. Melbourne është renditur qyteti i tretë më i mirë për studentët ndërsa Sydney në vendin e nëntë. Ndërsa në renditjen akademike të universiteteve botërore, dominojnë universitetet amerikane, duke marrë të katër vendet më të mira/tiranapost.al


TË NGJASHME