HomeSociale

Radhë të gjata në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Policia Rrugore jep sqarime

Aksin rrugor nacional në Fushë Krujë ka regjistruar pasditen e sotme trafik të rënduar. Radhët e automjeteve janë qindra mjete.

Shkaku kryesor janë bërë punimet për rikonstruksionin e urës mbi Lumin Zezë, në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.

“Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të rënda, veçanërisht kamionë që udhëtojnë në drejtimin Durrës – Vorë – Fushë Prezë – Fushë Krujë për të bërë ndryshimin e itinerarit të mësipërm dhe devijimin në rrugëkalimin Durrës – Vorë – Tiranë – mbikalimi i Kamzës – Kamëz – Fushë Krujë”, njofton policia rrugore.

Në deklaratë thuhet se shërbimet e Policisë Rrugore Durrës dhe Tiranë do të monitorojnë këtë devijim të qarkullimit me qëllim evitimin e bllokimeve dhe të krijimit të kolonave të mjeteve.

“Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentet e përmendura të tregojnë kujdes maksimal dhe të evitojnë sidomos parakalimet e gabuara”, thuhet më tej.


TË NGJASHME