HomeRajon

Rajoni në fokusin e BE-së, takim me liderët e Ballkanit

Franca dhe Gjermania do të mbajnë një takim në Berlin me liderët e Ballkanit në datë 29 Prill. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin pjesë në Berlin në një konferencë.

‘Deutsche Welle’ shkruan se në takim priten të vijnë “përfaqësues të nivelit të lartë” të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së.

Në qendër të bisedës do të jenë sfidat e veçanta të rajonit, e sidomos në lidhje me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërkohë edhe ministri gjerman i punëve të Jashtme, Heiko Maas, viziton të enjten Varshavën për të diskutuar për Ballkanin Perëndimor.


TË NGJASHME