HomePolitikë

Ralf Gjoni, kandidati i radhës nga LSI për të marrë mandatin e deputetit

Pothuajse çdo ditë po dalin kandidatë nga listat e opozitës të cilët pranojnë mandatin e kështu duke zëvendësuar deputetët në parlament, të atyre që dogjën mandatin.

I fundit që është parë duke dorëzuar formularin e vetëdeklarimit është Ralf Gjoni, kandidat i LSI-së në qarkun e Tiranës në listat zgjedhore të vitit 2017.

Në seancën e radhës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë formularin e tij në kuadër të ligjit të anti-kriminalizimit, e për ti dhënë më pas zyrtarisht mandatin e deputetit të opozitës në Parlament.

 


TË NGJASHME