HomeShowbiz

Ralph Lauren dhuron 10 milion dollarë për të ndihmuar në luftimin e krizës së koronavirusit


Fondacioni i Korporatave Ralph Lauren ka dhuruar 10 milion dollarë për krizën e koronavirus që aktualisht ka kapur botën. Paratë do të shkojnë direkt tek punëtorët dhe komunitetet që merren me pandeminë.

“Në zemër të kompanisë sonë, gjithmonë ka pasur një frymë bashkimi që frymëzon krijimtarinë tonë, besimin tonë dhe më e rëndësishmja mbështetjen tonë për njëri-tjetrin,” tha Ralph Lauren. “Në javët dhe muajt e fundit, kjo frymë nuk është tundur kurrë. Ne besojmë se pavarësisht se kush jeni apo nga jeni, të gjithë jemi të lidhur. Kjo është arsyeja pse ne po ndërmarrim një veprim të rëndësishëm për të ndihmuar ekipet dhe komunitetet tona përmes kësaj krize . “

Dhurimet do të shkojë drejt ndihmës së situatës në disa mënyra, ku përfshihet: sigurimi i granteve financiare për Fondacionin e Ndihmës së Urgjencës për kolegët në nevojë të Ralph Lauren, kontribut në Organizatën Botërore të Shëndetit, mbështetje për pacientët me kancer gjatë kësaj kohe, mbështetje për stilistët amerikanë të modës që vuajnë financiarisht nga pasoja e Covid-19 dhe së fundi, të prodhimi i 25,000 veshjeve dhe 250,000 maskave.

Ralph Lauren vijon në gjurmët e një numri ndërmarrjesh të tjera të modës, të cilët ose kanë dhuruar fonde direct ose po dhurojnë një përqindje të shitjeve ose kanë përdorur zinxhirët e tyre të furnizimit për të ndihmuar në prodhimin e dezinfektuesëve të duarve ose pajisjeve mbrojtëse personale për mjekët, infermierët dhe punëtorët në vijën e parë.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME