HomePolitikë

Rama: 30 Qershor dhe pikë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto përmes së cilës ka lajmëruar hapjen e fushatës elektorale, e cila do të bëhet ditën e nesërme në orën 16:00 tek Parku Olimpik.

’30 QERSHOR dhe PIKË!’, shkruan kryeministri bashkangjitur fotos.

Ndërkohë kujtojmë që nga ana tjetër, opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht se zgjedhjet nuk do të zhvillohen. E ndërsa një ditë pas hapjes së fushatës do të mbahet dhe protesta e radhës kombëtare e tyre, e cila do të zhvillohet para kryeministrisë.



TË NGJASHME