HomePolitikë

Rama anulon fushatën për sot, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama ka anuluar fushatën për ditën e sotme. Mësohet se Rama do të prezantonte sot Rakip Sulin në Kamëz si kandidat të PS për Bashkinë mirëpo, ka anuluar gjithçka për shkak të agjendës së ngarkuar si rezultat i takimeve që lidhen me anulimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.

Kandidati për Bashkinë e Kamzës Rakip Suli ka njoftuar se takimi i planifikuar sot nuk do zhvillohet.

Postimi i Sulit:

Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!


TË NGJASHME