Aktualitet Lajme Politikë

Rama anulon vizitën në Kanada, parashikuar në fillim të shtatorit

Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë në Toronto të Kanadasë ku do të merrte pjesë në një samit ekonomik.

Me rastin e vizitës në Kanada, kryeministri Rama kishte planifikuar një takim me diasporën shqiptare në ambasadën e vendit tonë atje.

Ky takim ishte paralajmëruar për 6 shtator, siç thuhet në një email siguruar nga “Panorama”, takim i cili është anuluar tashmë.

Takimi me diasporën ishte konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Kanada.

Ende nuk dihet arsyeja e anulimit të fluturimit të kryeministrit Rama drejt shtetit kanadez.

Related posts

Bardhi: Protesta e opozitës paqësore

Mila

PSG “shopping” në Madrid, 210 milionë euro për tre lojtarë

igligota

Sarandë/ Familja e gjen pa ndjenja, i riu dërgohet në spital

Mila
Na Kontaktoni!