HomePolitikë

Rama apel fermerëve nga Lushnja

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Soreca kanë vizituar një projekt në bujqësi të financuar nga BE në Lushnje.

Ndërsa tha se transformimet kanë qenë mbresëlënëse në bujqësi, Rama i bëri thirrje fermerëve që të organizohen në kooperativa në mënyrë që ti shiten prodhimet.

“Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem. Shumë gjë e madhe  ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe e vetmja gjë që marrin vesh është kur dalin ato kronikat që thonë nuk na shiten prodhimet. Media nuk merret me lajmet e mira. Ajo që është më e rëndësishmja është që ata që punojnë me tokën duhet të organizohen. Nuk ka të prodhohet në një ngastër dhe dil shit në rrugë se nuk ja dilet kështu. Ne jemi në mbështetje”, tha kryeministri Edi Rama.

Programi IPARD, sipas Sorecës është mirëpritur gjerësisht nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të qenë pjesë e tij ka qenë shumë i madh.

“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij,” – u shpreh Soreca. 

Me anë të një postimi në “Facebook” Rama shtoi se Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer.

Postimi i plotë

Lushnjë – Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana

Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME