HomeSociale

Rama: Askush të mos paguajë më shumë se 50% të tarifës

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postimi në “Twitter”, ku u shpreh se studentët nuk duhet të paguajnë më shumë se 50% të tarifës.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, shkruan Rama.

Ndërkohë që në një twitter të dytë, kryeministri Rama, thekson se në muajin dhjetor është miratuar që KM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë studentët pavarësisht mesatares së tyre.

“Është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë?”, shkruan Rama.

Ndërkohë që në të gjitha universitetet në rrethe prej ditës së sotme ka vijuar normalisht mësimi, në Tiranë një grup i vogël studentësh ka vendosur të dalë në protestë para kryeministrisë.


TË NGJASHME