HomePolitikë

Rama: Asnjë udhëheqës i UÇK s’ka nevojë për mbrojtje publike

Kryeministri Edi Rama doli në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli, dhe të të gjithë udhëheqësve të luftës çlirimtare, pas akt-akuzave për krime lufte.

“Përballë historisë, as Thaçi, as Veseli, as Haradinaj dhe asnjë prej krejt të akuzuarve nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërinë e mundshme në jetë të jetëve, si histori e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar, që quhet Kosovë”, tha Rama.


“Në fund të ditës, ai tekst indinjues që nuk është aktakuza në vetvete, por është vetëm një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik, të procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi, që më pas vijon, por që ngre një varg pikëpyetjesh të rënda, jo vetëm lidhur me pastërtinë e udhëheqësve politikë, por mbi vetë kauzën e luftës së UÇK. I kam lexuar edhe ata që e mbështesin atë njoftim. Dua shumë të besoj se duke mos qenë as nga Kosova, as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës digjitale prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën clirimtare dhe nga ana tjetër kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë.

Na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë për ta sjellë tani në vëmendje se është faji i tyre që u trondit ndërgjegjja tërësisht e fjetur e perëndimit, e botës së qytetëruar, në raport me Kosovën. Është pikërisht falë tyre dhe falë atij grupi djemsh, që i hynë detit në këmbë, duke pasur gjithë botën kundër dhe jo derë po asnjë vesh të hapur në kërkim të asaj që sot duket Kosova e pavarur.”- tha Rama.

Rama i ka quajtur Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin udhëheqës çlirimtarë të Kosovës dhe çfardo vendim i Tribunalit të Hagës ndaj tyre nuk mund të përmbysë drejtësinë historike.

”Një pjesë e patjetërsueshme për zhbërje të plotë të mbetjeve të diktaturës socialiste dhe nacional- shovinizmit në Ballkan, që zanafillën nuk e patën në Kosovë dhe mes shqitparësh. Nuk ka luftë pa gabime vetjake lëshime të rastit. Natyrisht që nuk ka. Por asnjë gabim individual, asnjë lëshim i rastit, nuk mund ta përmbysë drejtësinë historike. Dhe sot mund ta themi se u bënë 21 vjet. Këto 21 vite janë të shëruara si ato vijat e numërimit të të burgosurve në qelitë e të burgosurve në lëkurën e shqiptarëve të Kosovës dhe familjeve të tyre. Pas 21 vitesh del një tekst, që në mënyrë haptazi indinjuese vendos një shenjë barazimi. Mes viktimës dhe xhelatit. Madje nëse dikujt sigurisht do të rrudhë buzët. Çdo kryeqytet të botës, duke vendosur fjalën time për atë barazinë, do duket e çuditshme. Është përmbysur peshorja fare, mes viktimës dhe xhelatit.

Një ndërmarrje barbarie shtetërore, e orkestruar nga Millosheviç dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm. Dhunoi 20 mijë gra të pambrojtura. Nxori me dhunë, me dhunë ushtarake dhe paraushtarake 1 milionë shqiptarë nga Kosova, brenda pak javësh, se nuk po i hyj dhe llogarive, dëmeve psikologjike e materiale. Tani që flasim lexojmë aty një njoftim për rreth 100, çfarë është kjo rreth 100. Si mund të jetë njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë për dy udhëheqës të njohur si çlirimtarë, ndaj barbarisë së Beogradit. Dhe flitet me rreth 100. Pse jo rreth 1000 apo 50. Vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, dhe në këmbim, të marrin nga mbitoka vetëm heshtjen e injorimit, mijëra trupa të vdekur shqiptarësh. Unë nuk e di dhe kërkoj ndjesë, të ketë pasur apo në proces ndonjë njoftim për ndonjë aktakuzë sepse nuk ka fakt, por asnjëlloj tendence për ndonjë Gjykatë Speciale. Këtë moment do nxënur, është e pashmangshme mos kujtohen me zë të lartë historitë e mizorive ndaj popullit shqiptar, dhe historia e drejtësisë së munguar. Nuk kalohet kjo me deklarata si ato qëndrime në autobus me dy sedilje. Nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë. Këtu është për të thënë të vërtetën. Në fund të ditës, të gjitha këto foltore prej druri nuk kanë asnjë vlerë. Ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën, e cila mund të mos i vijë për shtat shumë miqve të mëdhenj. Dhe është e vërtetë që një numëri i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbo mëdhenj në luftën e Jugosllavisë është dënuar në Tribunalin e Hagës. Por po të shohësh në pasqyrë Gjykatën vendore të Kosovës dhe të Serbisë. Në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit.

Nuk i kam parë jo të revoltohen, apo të kërkojnë të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve, me në krye Millosheviçit. por jo vetëm atë. madje një proces gradual rehabilitimi dhe një proces i pranuar viktimizimi vazhdon. Me sukses duhet ta them, për fatin e keq. Për përgjegjësinë në radhë të parë të anës tonë. Këtu nuk është dita për të ndarë se kush prej nesh. vetëm t’i numërosh deklaratat dhe proklamatat ndërkombëtarë të pasluftës çlirimtare për nevojën e krijimit të gjykatës së re të radhës dhe gjykimit të radhës të komandantit të radhës të gjykuar më parë. Është një epokë me dy kahe. Në Kosovë është pas çlirimit, në Serbi është pas bombardimit. Serbinë se bombardoi Hashim Thaçi e Veseli, por bota demokratike. Serbia ishte agresori dhe jo viktima. Thaçi dhe Veseli u rebeluan ndaj agresorit, ndaj viktimave. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që nuk e fshehin dot se ju vjen mirë për këtë që ndodhi. Dhe nisin të flasin për pafajësi të UÇK. për çfarë po flasim? kush mund të flasë dhe pse?”- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME