HomePolitikë

Rama: Basha ka gënjyer edhe për këshilltarin e Merkelit, nuk e njeh njeri. Reagon Henze

Kryeministri Edi Rama tha dje se kryetari i opozitës, ka gënjyer me të ashtuquajturin këshilltarin e CDU-së, Martin Hemcen.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!

Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli, siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”, u shpreh Rama.

Por Henze i kthehet me nota të ashpra kryeministrit duke thënë se ato media që kanë publikuar lajmin se nuk është këshilltar i Merkel, duhet të merren me ato çfarë ka publikuar gazetari i Bild, Peter Tiede, ndërsa shton se qeveria e Ramës është mafia.

“Z. Rama, ata duhet të merren më tepër me publikimet e shërbimit të tyre sekret, ashtu siç tha kolegu i gazetës Bild, “mafia nuk e heton vetë, qeveria e Ramës është mafia”., shkruan Henze duke e mbyllur postimin me një pyetje referuar e audio-përgjimeve për dosjen 184 në Dibër: “A janë manipuluar zgjedhjet atje? A ka gisht krimi i organizuar në to?”.


TË NGJASHME