HomePolitikë

Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve se…

Pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Europës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka reaguar Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.

Rama akuzon Bashën se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish.

Po si mund t’u thuash shqiptarëve, Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,”-shkroi Rama.

Basha u shpreh se: “Vendimi i KiE për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.”


TË NGJASHME