HomePolitikë

Rama bën gati masën ekstreme për drejtesinë

“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”.

Me tone të ashpra kryeministri Rama, teksa kërkoi nga parlamenti reagim të fortë për atë që ai e cilësoi grupin më të madh kriminal, KÇK, deklaroi prerë se vendi duhet të bëjë kapërcimin historik.

Duke iu përgjigj akuzave të bëra nga deputeti Murrizi, Rama theksoi se “E dini atë shprehjen ju, më mirë i vogël se i vogël”. Këtë e ilustroi me një nga kushtet e integrimit për numrin e prokurorëve që duhet të kishin kaluar vetingun.

“Po pse 57 prokurorë të kalojnë vetingun, pse jo 56, pse jo ne, se nuk kemi bërë detyrën, apo se kanë hallet e tyre.  Ata janë Gjermania, nuk janë Peqini, Franca nuk është Kavaja. Jo i përmend këto të dyja për ju që nuk dini historinë, ishte njëri në këtë truallin tonë, që thoshte sa të kem Peqinin e Kavajën nuk pyes për Francën, për këtë e përmend, ai mirë e ka bërë dhe prandaj je aty, se po të menojshe se Franca është më e rëndësishme do ishe me ne nuk do ishe aty”.

Më tej, Rama theksoi se “A ka ku të rrijë, gjejeni vete se cfarë duhet të rrije, po a ka ku të rrijë, që ne mblidhemi këtu, dhe pavarësisht kësaj, e cfarë thuhet në kushtetutë e ligj, prokurorë e gjykatës e nisin ditën duke grabitur, dhunuar, poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu, ka kjo ku të rrijë. Ne nuk fusim njerëz nëpër burgje, se nuk e kemi këtë kompetencë dhe nuk kemi ndërmend ta marrim se bie sistemi, ama mund të mjaftohemi me të fortët ne, me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin, duke thënë që presim procesin, unë nuk mjaftohem dot, nuk jam shumë i zoti për të kuptuar mirë si funksionojnë konventat evropiane, por jam i dëgjueshëm dhe tronditur nga ca dëgjoj. Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. PO të ishte e njohura juaja ajo,  do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”- tha Rama.


TË NGJASHME