Politikë

Rama bën ndryshime në 8 Ministri, zëvendësime!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri 

Kryeministri Rama njëherazi kryetari I partisë njoftoi se Lindita Nikolli do të lërë postin e Ministres së Arsimit. Vendin e saj dota zërë Besa Shahini, e cila ka shërbyer si zëvendësministre në të njëjtën ministri.

“Ka karrierë akademike që flet për dhe ka të gjitha kapacitetet për t’u rritur”, mësohet të ketë thënë Rama sipas BalkanWeb. Dorëheqja e ish ministres Nikolla u kërkua forcërisht gjatë protestave studentore të fillim dhjetorit. Pak javë më parë, u aludua se ajo kishte dhënë dorëheqjen, por kjo rezultoi e pasaktë.  

Janë 8 ministra të rinj në kabinet, ndërkohë që Rama ka vendosur të marrë pranë edhe Erion Braçen, i cili do të jetë zëvendëskryeministër në vend të Senida Mesit. 

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave. 

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme. 

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës. 

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë. 

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës. 

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes. 

 

Related posts

BB: Kriza politike ka trembur bizneset

Xhensila Gotanews

Paralajmëron një nismë të re, Meta: Qytetarët të marrin në dorë sovranitetin e tyre

Klaudia gotanews

Rama takon deputeten gjermane, çfarë diskutuan

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!