HomePolitikë

Rama deklarata të forta në Kuvend për teatrin

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Ramës ndërtesën nuk e ka njohur as vetë arkitekti italian dhe se për shkak të rrethanave të luftës projekti nuk përfundoi kurrë.

“Njëri mund të thotë, pse shkoni dhe i bini godinës së vjetër. Bota u ruan godinat e vjetra. Duhet një shpjegim. A e dini ju që ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik të arkitektit italian që është shitur dhe në mediat dhe në zyrat e huaja nuk është rëzuar kush. Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vetë. Ai projekt filloi, siç duket por nuk mbaroi. Lufta filloi, tironsit me pus e me tarrac, e me mustaqe hijerënda, a e dinë që në kopshtet e Tiranës u mboll grurë. Sepse në atë kohë rendi autartik nga regjimi që u vendos dhe na i la plagët, shkurtoi fondet për t’ia kaluar luftës. Dhe thjeshtoi pa pjesëmarrjen dhe lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave. Dhe godina e projektit të Teatrit është fëmija bastard i një marrëdhënie mes autorit italian dhe autores që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin në parqet e Tiranës. U nis por mustaqet kanë një gjë. Duken por nuk dëgjojnë. U ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat e mëvonshme për t’u futur në monumentet e kulturës. Asnjë dokument ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Askush nuk e ka vënë. Nga ana tjetër mua më vjen jashtëzakonisht mirë që sidoqoftë, prap së prapë, kur bëhet fjalë për të më luftuar futen elementë si ngjyra, Teatri, dhe bëhet debat arti, që as ka qenë dhe as do jetë më. Kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur dhe llastiku u angazhua për të bërë Teatrin tek Piramida. Dhe kur unë si kryebashkiak prita një delegacion me kryesues një të afërm familjar të ish- kryeministrit , bashkë me një grup gjermanësh, dhe më paraqitën Plazza Shopping. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare, restorante, aty ku sot është pishina, por ajo pishinë në mes të Teatrit ka shërbyer për bretkosat që ishin të vetmet spektatore dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Bëheshin 2-3 kate. I thashë shumë bukur projekti, por do bëhet Teatri Kombëtar këtu.

Kryeministri u shpreh se projekti origjinal i Teatrit që u shemb do të ndërtohet diku tjetër.

“Janë 21 vjet që pres momentin kur do të pastrohet ajo fushë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar që do të jetë një teatër i denjë, për ata shumë pak njerëz që shkojnë në teatër dhe që duhet të shtohen. Ralf ti ke vajtur ke shoqëruar ambasadën franceze.

Teatri i ri do të ndërtohet aty. Kam edhe një lajm për ju, por nuk do ta jap tani. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do ta marrim dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh.

Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina.” 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME