HomePolitikë

Rama dekoron efektiven Ina Nuka me ‘Yllin e Mirënjohjes’

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit të policisë në Ministrinë e Brendshme, falënderoi efektivët gjatë mbarëvajtjes së protestave të opozitës joparlamentare prej muajit shkurt. Kreu i qeverisë veçoi rastin e Ina Nukut, efektives që u plagos me kapsollë gjatë një prej protestave,të cilës i akordoi yllin e mirënjohjes publike të kryeministrit.

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar.

Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme. Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi. Ina Nuku reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit”, tha Rama.


TË NGJASHME