HomePolitikë

Rama dhe Zaev për iftar së bashku, ku janë takuar krerët

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zev kanë mbajtur një takim në Sarajevë. Ata janë ftuar nga kreu i qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës për një darkë iftari.

Lajmin e ka bërë të ditur Zaev nëpërmjet një postimi në facebook, teksa shkruan:

Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj.


TË NGJASHME