HomeSociale

Rama: Do hapim shkollë për peshkatarë, rrogat më të larta se të ministrave

Nga takimi me sektorin e peshkimit për të prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2022 për këtë industri, kryeministri Rama tha se qeveria e tij do të hapë një shkollë peshkimi në mënyrë që ky profesion të mos humbasë.


Kryeministri deklaroi:
“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.

Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet.”


TË NGJASHME