HomePolitikë

Rama: Do të punësohen një numër i konsiderueshëm njerëzish në …

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, në Tamarë të Malësisë së Madhe do të ketë së shpejti një fabrikë të re agropërpunuese për përgatitjen e esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Sipas Ramë, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

MIRËMËNGJES me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale
Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre.
”- shkruan Rama.

 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME